Stop - Autokritika e Metes/ Reagimet prej Don Kishoti te Besa Shahinit! (27 shkurt 2020)

  • 4 years ago
#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Kryeministri Rama mblodhi Komitetin kombtar të sigurisë për të folur për masat në kuadër të përhapjes së koronavirusit. Rama tha, se është përcaktuar vendi i karantinës, nëse do të duhet një e tillë. Ajo do të jetë në Durrës në ambientet e shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes.Presidenti Meta në faqen e tij në facebook ka bërë autokritikë, që nuk falenderoi Saimirin e Gentin, pasi ata deklaruan pjesëmarrjen në tubimin e 2 marsit.Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri kërkoi publikisht shkarkimin e ministres së arsimit Besa Shahini pas skandalit të transmetuar në ?Stop? të shkollës së mesme artistike ?Jakov Xoxa? në Fier. Por dikasteri i drejtuar nga zonja Shahini reagoi sërish në të njejtën linjë papëgjegjshmërie.Edhe Urdhri i Psikologut ka thirrur një mbledhje të posacme për rastin e Fierit, ku rezulton, se psikologia e shkollës është gruaja e njërit prej mësuesve të implikuar.

WEB: https://tvklan.al/;
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/;
Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/

Recommended