Mbledhja e Këshillit - Rama iu nënshtrua frikës së Tahirit, Kryemadhi: Parlamentarizmi ra!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Parlamentarizmi ra dhe demokracia është sot më e kërcënuar se kurrë më parë?.
Kështu e interpretoi votimin e socialistëve në Këshillin e Mandateve për Tahirin, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Në një dalje për mediat, Kryemadhi tha se Rama duke mos pranuar ti heqë imunitetin pagatorit të tij dëshmoi qartazi se nuk ka vullnet për reformën në drejtësi.
Pa vetting në politikë nuk mund të ketë drejtësi të vërtetë, tha Kryemadhi.
Kryemadhi: Për herë të parë në vite pengohet prokuroria për të bërë punën e saj për të zbardhur një veprimtari kriminale shumë të rëndë duke mos pranuar kërkesën e prokurorisë. Narkoqeverisja nuk ka hezituar të arrestojë qytetarët shqiptarë për mospagesën e 5 mijë lekëve të vjetra të energjisë tashmë bëhet bllok për të penguar në mënyrë flagrante prokurorinë me masat që ajo kërkoi. Kryeministri i rënë Edi Rama ka dy standarte, një drejtësi për vete dhe jeniçerët e tij të narkotrafikut dhe një drejtësi tjetër për qytetarët shqiptarë. Sot më shumë se kurrë pa u bërë vettingu në politikë nuk mund të ketë drejtësi të vërtetë për shqiptarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-iu-nenshtrua-frikes-se-tahirit-kryemadhi-parlamentarizmi-ra/

Recommended