Ora News – Skënderbeu-Partizani i Beogradit, ja masat e marrë nga policia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese ?Skëndërbeu? ? ?Partizani i Beogradit?, e cila do të zhvillohet më datë 19.10.2017, në orën 21:05, në Stadiumin ?Elbasan Arena.?
Duke filluar nga ora 17:00, datë 19.10.2017 ju bëjmë me dije;
Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve përreth dhe para sheshit të stadiumit ?Elbasan Arena?.
Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga Kryqëzimi i Bulevardit ?Qemal Stafa? me rrugën ?Kamber Sejdini? deri në dalje në unazë
Nga Kryqëzimi i Bulevardit ?Qemal Stafa ? deri në dalje në unazë do të jetë për parkimin e mjeteve të tifozëve vendas.
Do të bllokohet rruga ?Kamber Sejdini? nga Kryqëzimi i Bulevardit ?Qemal Stafa? deri tek Kryqëzimi i Tapetave.
Do të bllokohet Bulevardi ?Aqif Pasha? nga Stadiumi deri tek Kryqëzimi I Shatërvanit, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja e mjeteve.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/skenderbeu-partizani-i-beogradit-ja-masat-e-marre-nga-policia/

Recommended