Ora News – Kërkesa për arrestimin e Tahirit, Xhafaj dhe Balla në zyrën e Ramës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me kryeministrin Rama.
Takimi zgjati rreth një orë dhe u zhvillua në ambientet e kryeministrisë në lidhje me zhvillimet e fundit për çështjen e Saimir Tahirit.
Pas Xhafajt edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka takuar kryeministrin Rama. Mësohet se në qendër të diskutimit ka qenë kërkesa për arrestim e ish-ministrit Tahiri.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ish-Ministrit Saimir Tahiri. Vendim që ka ardhur pas hetimeve të grupit Habilaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kerkesa-per-arrestim-e-tahirit-xhafaj-ne-zyren-e-rames/