Ora News – Nënshkruhet marrëveshja mes Muzeut Kombëtar dhe Arkivit të Shtetit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një marrëveshje e nënshkruar sot mes Muzeut Kombëtar dhe Arkivit të Shtetit pritet të sjellë më pranë studiuesve dhe publikut dokumente dhe objekte të paekspozuara më parë. Drejtori i Muzeut Mombëtar, Dorjan Koçi tha se ky bashkëpunim nxjerr në pah vlerat e trashëgimisë tonë kulturore.
Koçi: Koleksionet e vecanta që ka arkiva e shtetit, jo vetëm dokumente arkivore por edhe objekte të ndryshme muzeale të cilat janë pjesë e një trashëgimie kulturore shqiptare do t?i gjejë mundësinë për të ekspozuar dhe për të qenë në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar, ashtu sic edhe neve në punën e përditshme e pavioneve të ndryshme historikë kemi shumë nevojë për shumë dokumenta autentik, të cilat vijnë nga arkiva e shtetit.
Drejtori i Arkivës së Shtetit, Ardit Bido u shpreh se kjo marrëveshje do ta bëjë më të lehtë njohjen nga afër me një pjesë nga fondi i arkivit të shtetit.
Bido: Ne do ti ofrojmë qytetarëve dhe studiuesve shqiptarëve dokumentin atje ku ai e pret ta ketë. Jo thjesht dokumentin, trashëgiminë e vet kulturore. Dokumentin e arkivit shtetëror qendror, objektet muzeale në Muzeun Historik Kombëtar, librin nesër-pasnesër në bibliotekë në mënyrë që studiuesi dhe qytetari të jetë shumë i qartë kur shkon në një institucion se cfarë do gjejë atje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nenshkruhet-marreveshja-mes-muzeut-kombetar-dhe-arkivit-te-shtetit/

Recommended