Report TV - Basha: Tahiri pakt me Ramën ka filmime të kryeministrit

  • 6 years ago
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar për mediat se Saimir Tahiri dhe Edi Rama po negociojnë arritjen e një marrëveshje, pasi sipas tij ish-ministri i Brendshëm disponon filmime të cilat implikojnë kreun e qeverisë. "Kemi të dhëna se aktualisht Rama dhe Tahiri po bëjnë një marrëvëshje me njëri-tjetrin. Tahiri ka fakte, përgjime, dokumente dhe filmime për përfshirjen direkte të Ramës në marrëdhënien me bandat mafioze?- tha Basha.

"Hapi i parë është largimi i Edi Ramës, krijimi i një qeveria antimafia dhe shkëputja e lidhjes së krimit me politikën", shtoi kreu i PD. Basha iu referua edhe shkrirjes së Drejtorisë së Policisë së Elbasanit me urdhër të Haki Çakos. Kreu demokrat tha se kjo masë është e pavend, pasi sipas tij i pari që duhej larguar është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.