Shqipëria para skandalit - Basha: Saimir Tahiri i lidhur me Habilajn e nakortrafikut, të arrestohet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një konferencë të pazakontë në orët e para të mëngjesit, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike për lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë.
Fjala është për arrestimin e një ditë më parë të baandës italo-shqiptare të trafikut të drogës dhe armëve nga Shqipëria në Itali.
Basha edhe njëherë akuzoi ish-Ministrin Tahiri për lidhje të tij me të arrestuarin Moisi Habilaj.
?Sot është dita që Saimir Tahiri të arrestohet? tha Basha.
Basha: Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike sa i përket krimit të organizuar shqiptar dhe lidhjet e këtij krimi me qeverinë sot. Policia italiane arrestoi Moisi Habilaj kreun e bandave më të rrezikshme. Njihet si kushëri i Ministrit Tahiri.
Prej 24 orësh Edi Rama hesht. Çfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një bande kryesore të narkotrafikut. Është çështje orësh apo ditësh para se faktet e vëna në dispozicion autoriteve shqiptare për lidhjen e Tahirit me bandat të bëhen publike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-saimir-tahiri-i-lidhur-me-habilajn-e-nakortrafikut-te-arrestohet/

Recommended