Ju flet Moska - Myftaraj: Ja si vjedh Agron Hetoja përmes tenderit në KESH

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftarja në emisionin e tij ?Ju flet Moska? në Ora News ka sjellë rastin e vjedhjes përmes një tenderi. Bëhet fjalë për drejtorin ekzekutiv të KESH Agron Hetoja.
Sipas Myftarajt abuzimi është bërë me tenderin për Rehabilitimin me rinovim teknologjik të kuzhinetave mbështetëse të pesë agregatëve në Hidrocentralin Vau i Dejës.
Kastriot Myftaraj: Sot do ju tregoj një histori të vjedhjes së parave publike në institucionet e shtetit shqiptar. Një histori që duke sikur ka të bëjë me një shumë relativisht të vogël 10 mln euro. Por kryesorja është se kjo është tregues sesi do të shpërdorohen një shumë tepër më e madhe. Bëhet fjalë për kredi prej 251 mln euro që BERZH i ka dhënë KESH. Është nënshkruar nga drejtori i sotëm i KESH Agron Hetoja.
Është një histori ku vjedhja shumëfishohet. Dëmi është afatgjatë.
Është fjala për një tender që është bërë në KESH. Një tender me titull: Rehabilitimi me rinovim teknologjik i kuzhinetave mbështetëse të pesë agregatëve në Hidrocentralin Vau i Dejës.
Teleshikuesit duhet të dinë se bëhet fjalë për rinovimin e kuzhinetave të turbinave. HEC-i Vaut të Dejës ka 5 turbina. Është fjala për një histori, ku rrota shitet më shumë se makina. Kuzhinetet janë një pjesë e trubinës.
Tenderi është bërë në 1 qershor 2017 nga KESH me fondin 10.5 mln euro pa TVSH. Marrin pjesë dy kompani: Voith Hydro gmbh dhe General Electric dega e Zvicrës amerikane.
Të dyja kompani lider dhe me repotacion dhe tenderin pas një procedure të dyshimte e fiton kompania gjermane Voith Hydro gmbh, e cila e fiton tenderin duke bërë si ofertë një shumë prej 8 mln e 862 565 euro. Ndërkohë kompania amerikane jep si vlerë 5 mln e 775 000 pa tvsh.
Fituesi shpallet kompania me ofertën më të lartë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/myftaraj-ja-si-vjedh-agron-hetoja-permes-tenderit-ne-kesh/

Recommended