Ora News – Zbret pas një ore nga vinçi, 35 vjeçari nga Lezha kërcënoi me hedhje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka zgjatur rreth një orë kërcënimi me hedhje nga një vinç i lartë pranë Pallatit të Operës dhe Baletit në Tiranë.
Një person nga Lezha, i quajtur Saimir Zalli, kërkoi të takohej me Prokurorin e Tiranës, për t?i komunikuar diçka.
Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes, duke rrethuar zonën. Ashtu sikurse në raste të tjera, edhe në këtë rast, nuk pati pasoja dhe kërcënuesi zbriti pas negociatave me policinë.
Pas komunikimit dhe negociatave me policinë, burri 35 vjeç, ka zbritur nga mjeti i lartë.
Ai do të shoqërohet në polici ku edhe do të japë sqarimet nevojshme se përse ndërmori këtë rrugë.
Në vendin e ngjarjes shkoi edhe drejtori i Policisë së Tiranës.
Ende nuk dihen arsyen konkrete që pse ai hipi në vinçin e lartë që përdoret për ngritjen e materialeve ndërtuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirane-nje-person-kercenon-me-hedhje-nga-vinci/

Recommended