Beteja me krimin - Basha: Durim Keçit i shkuan në komisariat Dako dhe një deputet i PS

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se opozita do të vijojë betejën për ndarjen e krimit nga shteti dhe në këtë betejë ftoi dhe median dhe gazetarët e ndershëm.
Duke folur pas mbledhjes së grupit, Basha për të ilustruar këtë lidhje tha se pas arrestimit të Durim Keçit në polici janë paraqitur Vangjush Dako dhe një deputet i PS.
Basha: Beteja jonë për shkëputjen e lidhjes krim-shtet do të vazhdojë, ne ju ftojmë edhe njëherë ju të gjithë mediat, në veçanti gazetarët kurajozë dhe të ndershëm të mos jepeni para presionit të gjithanshëm që e dimë që është i pranishëm në aktivitetin tuaj. Pas arrestimit të Durim Keçit persona me imunitet janë paraqitur në komisaritatet e policisë për ti ushtruar presion politik policisë. Në dijeninë tonë bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Durrësit dhe përfituesin direkt të bandave të Durrësit Vangjush Dako dhe të paktën një deputet të PS. Këto janë prova dhe fakte që flasin qartë se beteja më jetike për shtetin, shoqërinë dhe shqiptarët është bejeta për të larguar nga karriget e pushtetit ata që janë bërë njësh me krimin e organizuar, kryeministrin Rama dhe mashat e tij në pushtet.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-durim-kecit-i-shkuan-ne-komisariat-dako-dhe-nje-deputet-i-ps/

Recommended