Ora News – Nisi me Vlorën, çdo muaj qeveria mbledhje në një qark të Shqipërisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të diskutuar me qytetarët. Këtë të premte, u zhvillua mbledhja e parë e qeverisë në qytetin bregdetar, ku kryeministri Rama tha se të gjithë Ministrat do të shkojnë fshat më fshat për të evidentuar problematikat në sektorët që ata mbulojnë. Nga mbledhja e sotme u vendos që Kanina të shpallet zonë e mbrojtur.
Kryeministri Edi Rama nisi nga Vlora mbledhjen e parë të qeverisë që do t?i paraprijë takimeve të tjera në çdo qark, një herë në muaj.
Në përfundim, kreu i qeverisë tha se të shtunën kabineti do të zbresë në terren ku do të ketë takime me kryetarët e bashkive të qarkut, konsultime me prindërit e nxënësve, ndërsa Ministrat do të zhvillojnë diskutime me qytetarët për sektorët që ata mbulojnë.
Rama: Të gjithë anëtarët e qeverisë do të shkojnë në zona të ndryshme, në fshatra të ndryshëm, për të bërë takime sipas sektorëve dhe për t?u ndalur e bashkëbiseduar me njerëz të zakonshëm e me familjarë në gjithë hapësirën rurale. Pasdite, takimi i qeverisë dhe pushtetit vendor në qark me gjithë kryetarët e bashkive, pa dallim përkatësish politike, me administratorët në të gjithë territorin dhe me deputetët socialistë. Përsëri një takim publik i hapur.
Po ashtu, Rama tha se në mbledhje u mor vendimi për shpalljen e Kaninës zonë të mbrojtur.
Rama: Në mbledhjen e sapombyllur të qeverisë, një ndër vendimet ishte shpallja e qendrës historike të Kaninës, zonë e mbrojtur. Po ashtu u miratua dhe rregullorja e administrimit të saj dhe do të pasojë edhe një program i financuar për rilindjen e gjithë atij fshati të mrekullueshëm dhe për sistemimin e gjithë asaj zone, që tanimë është zonë e mbrojtur e trashëgimisë sonë kulturore.
Ndërkohë në një komunikim me gazetarët lokalë, kreu i qeverisë tha se ambicia është që aeroporti i Vlorës të përfundojë brenda këtij katërvjeçari.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-zbarkon-per-dy-dite-ne-vlore/

Recommended