Ora News - Kuvend - Berisha: Olsi Rama kaloi kufirin me makinën e kokainës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Rama. Nga foltorja e Kuvendit ai i kërkon Ramës shpjegim se pse Olsi Rama ka kaluar disa herë kufirin me një makinë që transportontë kokainë.
Berisha: Ftoj shqiptarët le të gjykojmë bashkërisht lidhjet me tij me krimin dhe korrupsionin. Sapo erdhi në pushtet dhurata e parë që iu bë Shqipërisë ishte uzina e kokainës në Elbasan. Mund të më thoni ju mua, po ai ishte kryeministër, por i vëllai i tij që quhet Olsi Kristaq Rama është gjetur në sistmin tims të kalojë kufirin me makinën e përshtatur për transportin e kokainës nga trafikantët Ilir Hoxha, Gentjan Gjonaj dhe Genci Xhixha.
Olsi Rama ka kaluar kufirin më këtë makinë në datën 8. 6. 2014, targa e makinës është AA 653 DN.
Ka kaluar kufirin më datën 13. 7. 2014, 8. 8. 2014, 6. 6. 2014, 11. 7. 2014, dhe me këtë makinë ka kaluar kufirin për transport droge.
Unë i them këtij zotërisë, a është kjo një akuzë konkrete? Dil dhe jep shpjegime. Pse yt vëlla në makinën e kokainës? Yt vëlla ka ardhur më një bandë nga Bostoni që merrej me trafik droge, por kjo ishte një akuzë do thotë një socialist. Unë e kisha në burime të sigurta. Është yt vëlla Olsi Rama? Çfarë do ai me makinën e drogës. Ai ishte një nga kryesoret e Xibrakës. Po do thuash siç thotë Xhafa: Çmë duhet mua çbën im vëlla?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/berisha-olsi-rama-kaloi-kufirin-me-makinen-e-kokaines/

Recommended