Report TV - Vrasësi i të atit kapet pas një viti e bija: Kërkoj dënimin e autorit

  • 6 years ago
dënimin e autorit

Të tjera rreth shkrimit
Pas arrestimit
Pas arrestimit të autorit të vrasjes së Shero Duraj, gati një vit pas kryerjes së krimit, Shqiptarja.com ka shkuar në fshatin Kalenjë të Mallkastërs një zonë kodrinore dhe e rrethuar me pyje me dru ahu. Në shtëpi ishte vajza e tij ndërsa e ëma kishte shkuar në një fshat, Drenove, në një ngushëllim familjar.

Për banorët e Kalenjës vrasja e 57 vjecarit Shefo Duraj një vit më parë, ishte e pritshme për shkak të disa ngjarjeve të ndodhura në vitin 1968. Babai i tij, Llane Duraj, vrau në emër të pronës socialiste bashkëfshatarin Mynyr Goxhaj nga Aranitasi 50 vjet më parë. Kjo vrasje u bë shkak për hakmarrje nga familjarët e Goxhaj.

?Edhe është ofenduar ai. Vrasësi e ka studiuar se një muaj par ase ta vriste ai erdhi këtu e pyeti për rrugën.?, thonë banorët
Jo vetëm kaq por djali i viktimës u burgos menjëherë pas vrasjes shtatë vjet për politikë.

?Djalin pastaj thanë që do ikte jashtë të merrte hak, por e dënuan shtatë vite djalin e viktimës. Si përfundim i thash unë që i ka vdekur nëna se do e dënonin si familje. Ky u bë kulak se kur kërkonin tatimet si sot i mori pulat i futi në pyll?, shprehen banorët

Edlira Duraj vajza e 57 vjeçarit të vrarë nga hasmi një vit më parë kërkon dënim të merituar për autorin. ?Ne nuk jemi rritur me urrejtje, nuk e dinim me detaje ngjarjen? thotë 27 vjecarja.

? Deri tani jam e qetë dhe dua që të marrë dënimin e merituar. Ti dali e drejta e tij sepse ishte njeri shumë pozitiv, nuk i binte njeriu në qafë.?, thotë Edlira .