Ora News – Sinjale? Rama flet për zullume ku drejtoi LSI, Meta qëllon në shenjë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mandatin e parë të qeverisë ?Rama I? ku PS bashkëqeverisi në koalicion me LSI-së, kjo e fundit kishte ministrinë e Transportit përfshi dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, hipotekat dhe drejtorinë e burgjeve.
Në 100 ditët e para të mandatit të dytë të qeverisës Rama deklaroi se do i japë fund kaosit në rrugët kombëtare si dhe do të vendoste para përgjegjësisë ata që e kthyen shërbimin e transportit të Republikës së Shqipërisë në një nga zullumet e mëdha. Po kështu ata që kanë përgjegjësi për llumin në burgje e në hipoteka do të përgjigjen para ligjit.
Edi Rama ne Asamble: ?Në këto 100 ditë fillon fundi i kaosit dhe pisllëkut në rrugët kombëtare të vendit, me pastrimin që sapo ka nisur. Betejë pa kompromis për zullumin në transportin e Republikës së Shqipërisë. Të gjithë ministritë do të çlirohen nga barra për të dhënë licenca e autorizime dhe duke çuar para përgjegjësisë ata që e kthyen shërbimin e transportit të Republikës së Shqipërisë në një nga zullumet e mëdha.
Ata që kanë dhënë me qindra e mijëra patenta jashtë çdo kriteri e ligji. Kanë pajisur me armë njerëz që mund të kthehen nga momenti në moment në vrasës për shkak se nuk janë në gjëndje ta drejtojnë mjetin brenda të gjithë standardeve e njohurive që duhen.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-pergjegjesit-per-llumin-ne-hipoteka-e-burgje-para-ligjit/

Recommended