Ora News – Basha firmos udhëzimin, 8 javë në analizë të zgjedhjeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha firmosi udhëzimin për nisjen e analizës së zgjedhjeve të 25 qershorit, nga të cilat selia blu mori vetëm 43 deputetë.
Për 8 javë me radhë degët do të zhvillojnë diskutime mbi 4 pika të mirëpërcaktuara ku ndër të tjera është edhe analizimi i rolit të figurave të tjera në fushatë, por edhe krahasimi i votave me zgjedhjet e shkuara.
Fillimisht analiza do të nisë në bazë grup seksioni, për të vazhduar më tej me paraqitjen e të dhënave në kryesinë e degëve. Do të jetë grupi i punës që do të formulojë një raport përmbledhës me gjetjet kryesore në terren të analizës, mbi funksionimin e partisë ecurinë e fushatës dhe rezultatin zgjedhjeve.
Pas përfundimit të raportit gjetjet do ti dërgohen sekretariatit organizativ të PD.
Në pikën e parë të udhëzimit në qendër të punës do të jetë analiza e detajuar e votave në çdo qendër votimi dhe verifikimi i të dhënave me zgjedhjet paraardhëse.
Po ashtu në shqyrtim do të merret edhe ndikimi i emigracionit dhe migrimit të brendshëm ku do të verifikohen votuesit e qëndrueshëm, ata që nuk dolën në zgjedhje, por edhe ato vota që PD ia kaloi partive të tjera politike.
Një tjetër pikë do të jetë edhe niveli i përfshirjes së strukturës dhe anëtarësisë në fushatë. Në këtë pikë kërkohet roli që kanë pasur figurat me potencial politik në PD dhe roli i të zgjedhurve vendor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-firmos-udhezimin-per-nisjen-e-analizes-se-zgjedhjeve-te-25/

Recommended