Ora News - Takimi i Gjiknurit me banorët në Himarë nën masa të rrepta sigurie

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dëgjesa publike me banorët në Himarë pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Banorët preken nga prishja e 22 objekteve në kuadër të projektit të rivitalizimit të qendrës së Himarës.
Në dëgjesën publike merr pjesë ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro si dhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Jogo Goro. Nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të jenë Fredi Bejleri dhe Vasil Bollano.
Dëgjesa pritet të zhvillohet afër stadiumit, ndërsa shumë prej banorëve kërkojnë futen me patjetër. Pamjet e siguruara nga Ora News, tregojnë banorët që shpërfaqin pankarta, të tilla si:
?Himara e krishterë nuk do të skllavërohet?
?Larg tokës tonë oligarkët dhe mafia?.
Ky është takimi i dytë me banorët, ndërsa ministri i Energjisë, Gjiknuri paralajmëroi javën e shkuar pas dëgjesës së parë, paralajmëroi se banorët do të dëmshpërblehen sipas legjislacionit në fuqi.
?Çdo njeri që gëzon një titull pronësie, apo gëzon të drejta pronësore në një pronë dhe që preket nga një projekt publik do të shpronësohet sipas legjislacioneve në fuqi?, tha Gjiknuri në takimin e 29 shtatorit.
Përfaqësues të OMONIA-s dhe të PBDNJ-së kërkojnë që banorët të shpronësohen jo vetëm për objektin por edhe për tokën i dhe të zgjidhen çështjet e pronësisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/takimi-i-gjiknurit-me-banoret-ne-himare-nen-masa-te-rrepta-sigurie/

Recommended