"Arena" - Murrizi: Në Itali nuk goditet nëndrejtori i Policisë me makinë të blinduar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Demokratike, Myslim Murrizi, i ftuar në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, thotë se kur krimi bashkohet me politikën ajo merr emrin mafie. Ai thotë se nuk ndodh në Itali që nëndrejtori i policisë të goditet me makinë të blinduar siç ndodhi në Elbasan.
Pjesë nga deklaratat:
Murrizi: Krimi bëhet i rrezikshëm kur ka mbështetje politike dhe po u bë simbiozë krimi me politikën, ajo merr emrin mafie. Nuk po flasim për grupe spontane. Të fortë lagjesh. Të tillë ka në Gjermani, Amerikë, Itali. Ka vjedhje në Bari është e vërtet. Por nuk guxon, asnjë lloj rrugaçi t?i bie me makinë të blinduar nëndrejtorit të Policisë së Barit. Nuk rrinë tek gardhi me tel.
Ndreu: I bien në Amerikë, në Gjermani policisë. Policia është në përplasje më elementin më problematik të Shoqërisë. Krimi edhe do të reagojë dhe forma është e ndryshme. Të janë vrarë 4 policë në Durrës në kontekstin politik. Goditja e një makine është një reagim i krimit, nuk është normal.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/murrizi-ne-itali-nuk-goditet-nendrejtori-i-policise-me-makine-te-blinduar/

Recommended