Report TV - Murrizi: Nuk do kem kandidatë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit

  • 3 years ago
Kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi do të garojë në zgjedhjet me Partinë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, ndërsa për Report Tv tha se do i bashkohen themelues të PD. Fakti se ai dhe Hajdari do garojnë në dy parti më vetë, për Murrizin dy parti të reja nuk bëjnë keq.

?Ka filluar procedura e mbledhjes së firmave, ne kemi të drejtë dhe ta regjistrojmë pa firma por nuk do të lëmë hapësirë për sigmatizim. Do të depozitojmë 3 ose 4 mijë firma në Gjykatë për të regjistruar subjektin politik Lëvizja Demokratike Shqiptare. Besoj se do të ketë disa deputetë të sotëm në përbërje të saj dhe në kandidimin e 2021 do të ketë individë dhe qytetarë të pa përfolur në korrupsion, njerëz me kontribute të qendrës së djathtë, themelues të PD. Unë dhe grupi nismëtar nuk vijmë në politikë nga ish-partia e punës as nga strukturat e sigurimit të shtetit. I theksoj këto kritere se do jenë frenuese për të gjithë ata që do duan ti bashkohen kësaj force politike. Kënaqem shumë që nga 134 subjekte politike se po bëhen 137 asnjë të keqe s?ka por shpresoj që në kod zgjedhor të sanksionojmë që partitë politike që nuk marrin numrin e votave që depozitojnë firmat nuk duhet të ekzistojnë me ligj?, tha Murrizi.

Recommended