Ora News - Pista me tartan në "Loro Boriçi" gati brenda ditësh

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda pak javësh pista me tartan pritet te jetë gati në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës. Firma turke që ka fituar tenderin për kryerjen e këtij proçesi, është ndihmuar edhe nga koha e mirë që ka mbajtur gjatë këtyre ditëve dhe mendon që ta mbyllë shpejt shtrimin e plotë të tartanit. Me shtrimin e pistës "Loro Boriçi" merr përmasat e një Stadiumi Olimpik dhe kjo do të thotë se tani e tutje në të mund të zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme ndërkombëtare.

Pasi është hedhur bazamenti i asfaltit, në shtresën e dytë do të vendoset një material gome i quajtur granilat dhe në fund shtresa finale. Mehmet Shehu: Shtresa e parë është kryer, nesër vazhdojmë me shtresën tjetër. Kjo pjesë duhet kryer për ndeshje, pastaj vazhdojmë më tutje. Shehu thotë se një pjesë e pistës do të jetë gati përpara ndeshjes me Italinë. Mehmet Shehu: Pjesa ku dalin lojtarët dhe hyjnë do të jetë gati. Pjesa tjetër vazhdon. Nëse temperatura mban dhe nuk bie shi vazhdojmë më shpejt. Krejt varet dhe prej kohës sesi do të mbajë.

Me kryerjen e proçesit të shtrimit të pistës, përfundon edhe investimi i plotë që Federata Shqiptare e Futbollit dhe Qeveria shqiptare kanë planifikuar për këtë stadium.  Me pas do të vendoset mbi menaxhimin nëse do të vijojë ta mbajë qeveria apo do ti kalojë bashkisë.

Në dilemë është edhe fati i palestrave poshtë shkallëve të stadiumit për të cilat askush nuk përgjigjet dhe me shumë siguri, nuk do të ketë një tjetër investim nga dy institucionet që e ndërtuan këtë impiant sportiv.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/pista-me-tartan-ne-loro-borici-gati-brenda-ditesh/