Report TV - Alarm për bombë te dyqani rrobave, policia gjen pako të dyshimtë

  • 6 years ago
TIRANE - Një dyqani rrobash në rrugën "Petro Nini" në kryeqytet i është vendosur një lëndë shpërthyese e cila nuk ka shpërthyer. Alarmi u dha fillimisht nga pronarja e dyqanit Bruna Aliaj e cila rreth orës 10:30 telefonoi në policinë e Tiranës se pranë dyqanit ka konstatuar një pako e dyshimtë.

Policia rrethoi zonën dhe çaktivizoi lëndën shpërthyese e cila, sipas burimeve të Shqiptarja.com, ka rezultuar rreth 100 gr tritol, duke shmangur kështu rrezikun për qytetarët.

Ndërkohë Shqiptarja.com ka mësuar se pronares së dyqanit, Bruna Aliaj i është vendosur eksploziv në automjet në muajin maj të këtij viti, më konkretisht në 2 maj 2017. Lënda shpërthyese ishte vendosur në pjesën e parakolpit të automjetit tip "Smart". Nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia nuk identifikoi asnjë të dyshuar për këtë ngjarje.

Recommended