Pako e dyshimte ne hyrje te lokalit

  • 5 years ago
Një pako e dyshimtë ka vënë në alarm mëngjesin e kësaj të enjteje autoritetet në Vlorë. Ajo u gjet rreth orës 07:20, në hyrje të një lokali në rrugën e "Çipajve", në lagjen "Pavarësia".

Nuk dihet nëse brenda kësaj pakoje ka lëndë eksplozive. Për këtë, një grup hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj./tvklan.al

Recommended