Ora News – ‘Shullazi’, seancën e rradhës pritet të dëshmojnë Tahiri dhe Çako
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka thirrur si dëshmitarë në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit ish- Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako. Çako dhe Tahiri do të dëshmojnë në lidhje me kercënimin e rektorit Mynyr koni gjatë kohës së zgjdhjeve në Universitet.
Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, drejtori i Përgjithshem i Policisë Haki Çako, rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni si dhe ish-rektori Dhori Kule do të jenë dëshmitarët e radhës që do të pyeten në Gjykatën e Krimeve të Rënda në gjyqin ku i akuzuar është Emiljano Shullazi dhe katër anëtarë të bandës së tij.
Vendimi u mor këtë të martë nga trupa gjyqësore pas kërkesës së prokurorisë. Krahas tyre, në cilësinë e dëshmitarëve do të pyeten edhe pedagogët Majlinda Keta, Klodeta Dibra dhe Shezai Rrokaj.
Të 7 personat do të japin deklarime ne lidhje me kercënimet që ka marrë Mynyr Koni gjatë kohës që po kandidonte për Rektor, për të cilën akuzohet Shullazi.
Në seancën e kësaj radhe u dëgjuan katër dëshmitarë. Biznesmeni nga Lushnja, Adriatik Kërçuku, të cilit i ka ndodhur një shpërthim tritoli në janar të 2016-ës, deklaroi në seancë se nuk e njihte Shullazin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shullazi-seancen-e-rradhes-pritet-te-deshmojne-tahiri-dhe-cako/
Recommended