Itali - Otranto, kapet gomonia me 712 kg kanabis, pranga 3 skafistëve shqiptarë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kapet gomonia me 712 kg kanabis në Otranto, arrestohen 3 skafistë shqiptarë
Një sasi prej 712 kg drogë e llojit kanabis është sekuestruar në një gomone në afërsi të Otrantos. Lënda narkotike po transportohej në drejtim të Italisë nga tre skafistë shqiptarë, të janë arrestuar, përkatësisht L.B, 38 vjec, H.M, 23 vjeç dhe Xh.H 24 vjeç.
Policia e Shtetit bën me dije se ka qenë policia kufitare greke ajo që ka informuar për praninë e gomones me drogë nga Greqia në drejtim të Italisë.
Policia sqaron gjtihashtu se Guardia di Finanza e Puglias ka bërë të mundur që në orët e para të mëngjesit në afërsi të Otrantos të ndalojë mjetin lundrues tip gomone me tre shtetasit shqiptarë në bord.
?Guardia di Finanza e Puglias ka gjetur e sekuestruar në bordin e gomones 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Po vijon shkëmbimi intensiv i informacionit mes tre policive për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Nga veprimet paraprake dyshohet se gomonen e ka çuar në Greqi një shtetas Italian me qëllim trafiku të lëndëve narkotike nga Greqia për Itali me skafistë nga Shqipëria. Detaje të tjera nuk mund të jepen për shkak të sekretit hetimor?, sqaron Policia e Shtetit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/kapet-gomonia-me-712-kg-kanabis-ne-otranto/

Recommended