Pavarësia - Luksemburgu e Tirana kundër Serbisë: Nuk krahasohet Kosova me Katalonjën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

A duhet të vendoset një paralelizëm mes pavarësisë së Kosovës dhe ngjarjeve në Katalonjë?
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Ditmir Bushati si dhe Ministri i Emigracionit dhe i Azilit të Dukatit të Madh të Luksenburgut, Jean Asselborn janë në një mendim. Bëhet fjalë për dy çështje tërësisht të ndryshme.
Ata kanë dhe një përgjigje për ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç i cili akuzoi komunitetin ndërkombëtar për njëanshmëri
Ivica Daçiç: Kosova nuk mund të jetë rast i ndarë dhe specifik, siç e kanë vlerësuar dje zyrtarët e Komisionit Evropian, të cilët thanë se Kosova dhe Katalonja nuk mund të krahasohen.
?Ky është veprim i njëanshëm i Katalonjës, siç ka qenë veprim i njëanshëm ai i Kosovës, ndërsa bashkësia ndërkombëtare dhe Bashkimi Evropian thonë se Spanja është anëtare e BE-së, por çka nënkupton kjo konkretisht??. Deklarata u bë për televizionin publik serb.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/rajoni/luksemburgu-e-tirana-kunder-serbise-nuk-krahasohet-kosova-me-katalonjen/

Recommended