Palmer: Kosova duhet t’i leshoje diçka Serbise
  • 5 years ago
Vetëm pak ditë pas vizitës në Prishtinë të zv.Ndihmës/Sekretarit amerikan të Shtetit, Methju Palmer, publikohen detaje të reja rreth dialogut me krerët kosovarë. Sipas të përditshmes serbe ?Novosti?, Palmer ia ka bërë të qartë klasës politike në Prishtinë se duhet të lëshojnë diçka, nëse duan të arrijnë marrëveshjen historike me Serbinë.

Shtetet e Bashkuara nuk mund të negociojnë çështjen e Kosovës përgjithmonë, mësohet të ketë thënë diplomati i lartë amerikan. Duke u referuar burimeve jozyrtare, gazeta serbe shkruan se Palmer ka ftuar krerët politikë në Kosovë të bëjnë kompromis.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohen më 11 Nëntor në Paris, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron. Thaçi mohoi se do të flitet për kufijtë në Paris, por pranoi se takimi është një mundësi për afrimin mes palëve, pas dështimit të takimit të shtatorit në Bruksel.

Tv Klan
Recommended