“Ditë e Re” - Ndoka tregon a do ta dredhë me PS: Dule më shqiptar se shumë deputetë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse ka hyrë në vitin e pestë si opozitar, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka nuk është penduar për koalicionin me PD.
I ftuar në emisionin ?Ditë e Re? në Ora News, Ndoka tha se ky qëndrim përforcohet edhe nga fakti se kryeministri Rama hodhi tutje kauzat e tij si opozitar.
Dajana Shabani: Je në koalicion me PD, nuk do ishte mirë ta dridhje pak me PS sepse sikur nuk po hani më bukë atje?
Ndoka: Kam bashkëpunuar me PS kur ishte në opozitë për standartin e zgjedhjeve, votën e lirë që Rama i kishte shumë për zemër kur ishte në opozitë por i harroi gjatë rrugës kauzat e tij të famshme. Sot jam në opozitë dhe besoj se misioni i opozitës është shumë i rëndësishëm për një politikan dhe deputet. Nuk jam penduar, e tillë është vota e qytetarëve për ne. Opozita mori goditje në zgjedhje.
Ndoka rrëfeu edhe miqësinë e tij me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, duke u shprehur se është më shqiptar sesa shumë kolegë të tij në Kuvend.
Ndoka: Kam miqësi me zotin Dule, miqësi politike që është gdhendur me kalimin e viteve, Është një personazh politik vërtet për tu admiruar, për atë që përfaqëson në politikën shqiptare. Të garantoj se është më shqiptar se shumë shqiptarë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Ato çfarë ai përfaqëson janë problemeve të pakicave, minoriteteve, të drejtat e njeriut. Është një zë ndryshe në Kuvend pavarësisht se janë përpjekur ta nxjerrin dhe atë zë fare nga jeta politike, Rama ka pasur një përkujdesje të veçantë për këtë. Dule ka mbijetuar, është një politikan model, standard dhe për politikën.
Baba i katër fëmijëve, tre djemve dhe një vajze, Ndoka foli edhe për raportet me familjen e tij.
Ndoka: Unë përfaqësoj filoziofinë demokristiane në politikën shqiptare dhe familja është shumë e rëndësishme, është e shenjtë. Ato vlera përpiqemi ti përfaqësojmë gjithandej. Jam i lidhur me familjen. Është kënaqësi kur shikon që fëmijët rriten, marrin drejtimin e tyre, fillojnë dhe kërkojnë pavarësinë, e fitojnë atë. Fëmijët janë të lidhur më tepër me bashkëshorten.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndoka-tregon-a-do-ta-dredhe-me-ps-dule-me-shqiptar-se-shume-deputete/

Recommended