Ora News – Ushtria ndërton urën në Arrëz, Xhaçka premton dhe zgjerimin e rrugës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, inspektoi punimet në ndërtimin e urës në fshatin Arrëz të Bashkisë së Devollit. Pak ditë më parë, efektivi i togës së urave në Batalionin e Xhenios përfundoi punimet duke bërë të mundur lidhjen e dy fshatrave. Ura e bën më të sigurtë rrugën e 65 fëmijëve drejt shkollës 9 vjeçare, pak metra larg urës.
Xhaçka: Unë jam krenare për forcat tona xhenio, të cilat kanë dhënë kontributin e tyre për zgjerimin e rrugëve apo ndërtimin e urave, sic është rasti i sotëm në Arrëz. Në këtë fshat, me ndërtimin e urës ne po japim mundësi që banorët jo vetëm të komunikojne me fshatrat fqinjë, por që zona të jenë me e arritshme nga turistët vendas dhe të huaj.
Arrëza ka festuar këtë fundjavë 90-vjetorin e shkollës së parë shqipe. Në këtë ditë, nëpër klasa u vendosën soba për ngrohjen
Xhaçka: Forcat e Armatosura, me shumë dashuri dhë përkushtim, i ofrojnë fëmijëve, mundësinë për tu ngrohur gjatë muajve shumë të vështirë të dimrit apo për tu informuar dhe për të mësuar me metodat më bashkëkohore. Është një kontribut shumë i vogël por domethënës, që gjithësecili prej nesh duhet ta ketë përzemër, kryesisht kur kemi të bëjmë me fëmijë që janë e ardhmja e vendit. Ne jemi zotuar që Forcat e Armatosura t?i kemi gjithnjë edhe më pranë komunitetit, dhe ky është një tregues i këtij vullneti.
Ne aktivitetin për 90 vjetorin e shkollës, Ministrja e Mbrojtjes dha një tjetër lajm të mirë për banorët e Arrëzës, zgjerimin e rrugës që lidh fshatin me Dardhën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ushtria-nderton-uren-ne-arrez-xhacka-premton-dhe-zgjerimin-e-rruges/

Recommended