Ora News - Ekspozohen letrat e rralla dhe sendet personale të At’ Fishtës e At’ Pllumit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dorëshkrimet, botimet, sendet personale të At Gjergj Fishta dhe At Zef Pllumi u ekspozuan për publikun e gjërë në katedralen e Shën Palit.
Nuk është i rastësishëm takimi i dy françeskanëve në këtë ekspozitë. At Zef Pllumbi ka ruajtur një sërë dorëshkrimesh dhe sende personale të at Fishtës të cilat sot janë pjesë e pasurisë kombëtare dhe bibliotekave françeskane.
I tillë është dorëshkrimi i Fishtës Juda Makabre i ruajtur nga At Zef Pllumbi, botimi origjinal i Lahutës së Malësisë që i parkete dy shtatorit 1939, dy bastunët personal të franceskanëve, dhe maska mortore e Gjegj Fishtës.
At Zef Pllumi ka dorëshkrimet dhe kujtimet gjatë kohës së internimit dhe vuajtjes së dënimit për më shumë se 20 vjet. Ai është një nga figurat e qëndresës nën diktaturë dhe mendimit të përparuar shqip. Kreu i Kishës Katolike, ipeshkv i dioqezës Tiranë-Durrës George Frendo u shpreh i lumtur që kjo pasuri letrare u ekspozuan për besimtarët katolik dhe për të gjithë qytetarët.
George Frendo: Këtu janë shkrimet e At Gjergj Fishtës që i kishte ruajtur vetë padër At Zef Pllumbi, at Hanton Arapi.
Klerikët thonë se At Zef Pllumi, është një ndër figurat e ndritura të njeriut që ?Rrnojti për me tregue? dhe dëshmoi para Zotit dhe gjithë brezave vuajtjet gjatë diktaturës, djegien e Kishave, tentativat e shfarosjes së besimit dhe mënyrës se si trajtoheshin barbarisht besimtarët, pjesë më e madhe e tyre të shpallur martirë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/kultura/ekspozohen-letrat-e-rralla-dhe-sendet-personale-te-at-fishtes-e-at-pllumit/
Recommended