Ora News – Korçë, tregtarët në protestë pas largimit nga markata

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Te pakënaqur me vendin e ri qe ju ka caktuar provizorisht bashkia, pas largimit nga markata e Korçës, tregtarët protestuan duke bllokuar edhe rrugën para Pazarit.
Tregtarët akuzojnë bashkinë se edhe pse ka qene ne dijeni prej vitit 2011 të vendimit te gjykatës që ia kthen markatën pronareve të truallit, nuk ka gjetur një hapësirë të përshtatshme për aktivitetin e tyre.
Hapësira e re sipas tregtarëve nuk ofron as kushtet me minimale te ruajtjes dhe tregtimit te produkteve,
Tregtarë: Bashkia ka 5 vjet që e kanë ditur. Na kanë treguar projekte, por ne nuk na duhen harta, ne duam vendin e punës.
Ngritja e markatës se re të qytetit, për kreun e bashkisë së Korçës, do të zgjidhë përfundimisht problemin e krijuar me tregtarët e vegjël, të cilëve ju duhet të presin një vit. Deri në përfundim të projektit, bashkia ju sugjeron që të vijojnë aktivitetin ne një zonë periferike të Pazarit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/korce-tregtaret-ne-proteste-pas-largimit-nga-markata/

Recommended