RTV Ora – Tregtarët korçarë në protestë, kundërshtojnë zhvendosjen në markatën e re

  • 5 years ago
#rtvora
Kjo është markata e re e Korçës. Një ambient model me standardet më të larta të tregtim, por që mbetet thuajse bosh edhe disa muaj pasi ka hapur dyert.

Tregtar: "Kushtet janë shumë të mirë, por jemi të pakënaqur me çmimin. Është shumë i lartë."

Tregtarët e tregut të vjetër të fruta perimeve kundërshtojnë transferimin aty.

Ata ankohen se qiraja dhe kostot e tjera të markatës janë të papërballueshme për ta.

Tregtarë: "Qiraja është mbi 100 mijë lekë. Dhe pa qira nuk po arrijmë dot të fitojmë para."

Tregtarët thonë se ia kanë adresuar shqetësimet e tyre edhe kryebashkiakut Sotiraq Filo por nuk kanë marrë përgjigje. Ndaj paralajmërojnë se në rast nuk ka zgjidhje, atëherë do të nisin greva.

Tregtar: "Bashkia duhet të vijë e të na pyesë sesi ju duket vendi, sa para duhet paguar. Por këta vetëm vijnë na marrim dhe na dërgojnë atje, pa na sqaruar. Do bëjmë grevë."

Markata e re e ka kapacitet për 120 tregtarë, ndërsa bashkia e Korçës synon ta ktheje atë në një destinacion të shijes.

Por tregtarët nga ana tjetër ankohen se kjo është e disata herë që i lëvizin në harkun e pak viteve çka sipas tyre i ka dëmtuar në ekonomitë familjare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tregtaret-korcare-ne-proteste-kundershtojne-zhvendosjen-ne-markaten-e-re
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended