Report TV - Përplasja në Elbasan, kallëzohen 6 policët, nuk duhet të qëllonin

  • 6 years ago
Pas publikimit të pamjeve nga Report Tv, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën, pasi ka rrëzuar akuzën e tentativës së vrasjes ndaj efektivëve të Policisë.
Dosja do të transferohet në Prokurorinë e Elbasanit, ku ndaj personit që drejton makinën "Audi" të blinduar, në pronësi të biznesmenit Petrit Çela, do të ngrihen akuzat, largim nga vendi i aksidentit dhe mosbindje ndaj urdhërit të Policisë.

Nga video e siguruar nga Report Tv dallohet momenti kur qëllohet në drejtim të makinës tip "Audi" nga 3 efektivë policie. Ndërkohë që më herët ka ndodhur edhe një përplasje mes dy automjeteve në hyrje të portës së tregut agro-ushqimor të Elbasanit. Në automjetin e policisë të goditur nga "Audi" ndodhej zv/drejtori i policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Recommended