Report TV - Spiropali: Opozita duhet të ulet në tryezën e rindërtimit, nuk synojmë përfitim politik
  • 4 years ago
Në studion e lajmeve të Report Tv, ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, ka deklaruar se opozita shqiptare të ulet në tavolinë me mazhorancën dhe të japë opsionet e saj për sa i përket rindërtimit pas tërmetit të rënë më  26-nëntor.

Sipas Spiropalit tashmë është koha që të bashkohen për këtë fatkeqësi që i ra Shqipërisë, pasi edhe shqiptarët u bashkuan duke u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti. Ndër të tjera zëdhënësja e qeverisë ka thënë se mazhoranca nuk ka si synim që të përfitojë politikisht, por duhet që opsionet që opozita mund të ketë, të parashtrohen në tryezë dhe të punohet për një zgjidhje të përbashkët.

" I kemi bërë thirrje edhe opozitës. Nuk duam të përfitojmë politikisht. Përkundrazi opozita përfiton që të japi opsionet e saj në tryezë. Kjo të jetë një përpjekje e përbashkët. Siç u bënë bashkë shqiptarët në këtë rast fatkeqësie, siç ishin kosovarët që erdhën të parët aty. Nuk kemi pse të mos e gjejmë fjalën me opozitën. Kjo është koha për tu bashkuar. Edhe shqiptarët besoj që presin për këtë. " tha Spiropali.

Ndërkohë Spiropali ka folur edhe për hetimet e hapura për ndërtuesit dhe cilësinë e ndërtimeve në zonat më të prekura nga tëremti, duke thënë se Prokuroria duhet të bëjë punën e saj dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.

"Jo të gjitha ndërtimet sjellin rrezikshmëri. Jo vetëm fotografimi e hetimi. Prokuroria duhet të bëjë punën në mënyrë që të gjithë ata që kanë gisht ta mbajnë përgjegjësinë e tyre. Kur bëhet fjalë për rrezik jete nuk mund të luajmë me këtë. Por nuk mund ta përgjithësojmë. Falenderojmë edhe inxhinierët që kanë dalë në terren edhe për ata vullnetarisht." tha ndër të tjera Spiropali.
Recommended