Report TV - Shkodër, sekuestrohet pasuria e trafikantit, ‘Ferrari’ 200 mijë €

  • 6 years ago
SHKODER-Policia e Shtetit vijon operacionin për sekuestrimin e pasurive të vendosura me veprimtari të paligjshme.

Gjatë ditës së djeshme me urdhër të gjykatës u bë sekuestro e pasurisë së biznesmenit Kacjolin Zefi, i cili sipas policisë së shtetit është i arrestuar për trafik droge në 29.11.2016.

Kacjolin Zefit i janë sekuestruar 246 m2 pasuri e paluajtshme dhe 3 automjete luksoze.

310 mijë euro makina dhe apartamente
a) Apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës
b) Ndërtesë 100m2
c) Truall 53 m2 me 15 metra objekt,

d) 3 automjetet në pronësi të Kacjolin Zefit që janë sekuestruar
-Automjeti tip "Ferrari" me vlerë rreth 200 mijë euro,
-Automjeti tip "Porsche" me vlerë rreth 100 mijë euro,
-Automjet tip "Peugeot" me vlerë 10 mijë euro.

Recommended