Top News - Pasuria 22 milionë euro/ I sekuestrohet shqiptarit në Romë

  • 4 years ago
Autoritetet policore në Romë të Italisë kanë ekzekutuar urdhërin e sekuestrimit të pasurisë ndaj 5 anëtarëve të grupit kriminal Lovine i klanit mafioz Casalesi dhe grupit Guarnera që bashkëpunonin me njëri ? tjetrin.

I përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme dhe prej kësaj të ketë përfituar pasuri është edhe shqiptari Arben Zogu. Urdheri u firmos nga Gjykata në Romë, që ka firmosur sekuestrimin final të pasurive për Arben Zogun, Sergo Guarnera, Sandro Guarnera, Mario Lovine, Franco Crispoldi, raportojnë mediat italiane.

Të pestë janë arrestuar gjatë operacioneve të koduar ?Criminal Game? e ?Vento dell?est?. Mbi ta rëndojnë një sërë akuzash të tilla si krijimin i një grupi të strukturuar kriminal, zhvatje me kërcënim, aksione të dhunshme për përvetësim pasurie në mënyrë të paligjshme, fajde, konkurrencë e paligjshme, falsifikim fiskal dhe trafik ndërkombëtar droge.

Policia italiane arriti të sekuestrojë gjithsej 22 milionë euro pasuri, të gjitha të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal. Janë sekuestruar kapitalet i 7 sipërmarrjeve, 9 banesa, një sipërfaqe toke, 2 automjete, 1 motor e mjete të tjera.

Shqiptari Arben Zogu i njohur me nofkën Rikardino është një personazh i njohur i krimit të organizuar në kryeqytetin italian Romë. Zogu është akuzuar si pjesë e një grupimi mafioz. Gjykata kisihte kërkuar për të për disa krime 20 vjet burg. Pasi ka kaluar 5 vjet në burg, gjykata e liroi atë më datë 16 qershor 2020 për skadencë të afatit të procesit gjyqësor dhe me kusht që të qëndrojë në banesë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel

Recommended