Ora News – PD akuzon Nikollën: Punësohet në arsim kush dorëzon zarfin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita në komisionin e edukimit ngritën përpara ministres Nikolla një sërë shqetësimesh që lidhen me emërimet dhe largimet politike të mësuesve, klasat kolektive dhe braktisja e shkollës nga 22 mijë nxënës.
Vali Duka: Mësueset të cilat punojnë në shkollat e Korçës. Kanë pasur frikë të takojnë deputetët e opozitës. Emërimet janë politike. Emërimet e drejtorëve janë superpolitike.
Albana Vokshi: Ulja e numrit të nxënësve na qenka për shkak të uljes së lindjeve. Nuk e keni pranuar fenomenin e azilimit por ka zona të tëra që juve i keni shpopulluar. Është një akuzë që ne do të vazhdojmë ta bëjmë.
Ministrja Nikolla mohoi emërimet dhe shkarkimet politike nga shkolla duke thënë se 3500 mësues janë emërtuar nga portali Mësues për Shqipërinë.
Nikolla: Njeriu që ka vuajtur për të instaluar dhe për të mundësuar një gjë të re që është portali Mësues për Shqipërinë jam unë. Në qoftë se ju doni t?i riktheheni historisë së vjetër, e kishim ligjin.
E emëronte drejtori i arsimit, e emëronte ministri, drejtori i shkollave dhe nuk kishte nevojë për të bënte testime të fshehura. Ka nevojë për t?u përsosur? Po ka shumë nevojë të përmirësohen. Ne do ta përsosim duke bërë transparent çdo vend të ri dhe duke mundësuar që mësuesit të klikojnë ?po? unë dua të shkoj tek kjo shkollë, jo refuzoj të shkojë tek kjo shkollë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-akuzon-nikollen-punesohet-ne-arsim-kush-dorezon-zarfin/

Recommended