Ora News - Bllokohen 23 automjete luksoze, dy të blinduara

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit bllokon 23 automjete luksoze në vazhdimësi të operacionit ?Vjeshtë 2017?, në Tiranë dhe në Fier.
Dy prej makinave të bllokuara mësohet se janë të blinduara.
Burimet zyrtare njoftuan se gjatë kontrolleve të ushtruara në Fier, janë shoqëruar për verifikim drejtuesit e 16 makinave luksoze, njëra prej të cilëve e blinduar, pasi dyshohet se këto mjete mund të jenë të trafikuara.
Ndërkohë, pak orë më vonë, policia bëri me dije se në Tiranë u bllokuan edhe 7 automjete të tjera, nga të cilat njëra e blinduar. Forcat e rendit kanë ndeshur në rezistencë nga drejtuesit e makinave të kontrolluara në qytetin e Fierit.
Personat me iniciale Eldison H, 21 vjeç nga Fieri dhe Idriz S, 46 vjeç banues në Lushnjë u arrestuan me akuzën se kanë kundërshtuar forcat e policisë gjatë shoqërimit të tyre në komisariat për shkeljet e konstatuara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bllokohen-23-automjete-luksoze-dy-te-blinduara/

Recommended