Ekskluzive për Ora News - Meksika pas tërmetit, Ambasadori tregon pasojat e rënda të ngjarjes

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori i Meksikës në Itali, në një prononcim ekskluziv për Ora News, rrëfen pasojat e tërmetit dhe situaten aktuale në Meksikë.Veç të tjerash, Ambasadori kishte një falenderim të veçantë për presidentin e RTV Ora News, për ndihmën e dhënë ndër vite për Meksiksën, si Konsull i Nderit të këtij shteti ne Shqipëri.
Në një intervistë ekskluzive për Ora News, Ambasadori i Meksikës në Itali Juan Jose Guerra Abud, flet për pasojat e rënda të tërmeteve të njëpasnjëshme që tronditën rajonin e Meksikës gjatë ditëve të fundit.
Pavarësisht se rrëfen se situata në terrenet e prekura nga tërmeti është një ndër të rrallat në histori, Ambasadori meksikan flet për një solidaritet për tu lavdëruar nga populli i Meksikës duke shtuar se vendi i tij mbetet i fortë.
?Një valë tërmetesh ka tronditur vendin tim në 10 ditë, njëri prej tyre 8.2 ballë dhe tjetri 7.1. Diferenca mes lokacioneve që kanë ndodhur tërmetet është vetëm 120 km larg Meksiko Citit.Vendi është sulmuar por ka pasur një solidaritet për tu admiruar nga gjithë popullësia, sidmos në momentin e dytë të sulmit të tërmetit i cili ishte dhe më i rëndi. Tashmë dhe qeveria, ushtria e Meksikës, të gjithë janë senisbilizuar për të ardhur në ndihmë në këtë situatë. Nuk mbaj mend asnjëherë në histori që kaq shumë tërmete të kenë goditur një rajon njëra pas tjetrës dhe kjo po ndodh në Meksikë. Por si të thuash, vendi im është i fortë, ne duhet të ecim përapra dhe të ndihmojmë njerëzit të cilët janë prekur nga tërmeti. Prioritet për vendin është të ndihmojmë ata njerëz që janë prekur nga tërmeti dhe të kërkohet për të mbijetuar të mundshëm në ndërtesat e rrënuara. Këto janë prioritetet kryesore të qeverisë sonë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meksika-pas-termetit-ambasadori-tregon-pasojat-e-renda-te-ngjarjes/

Recommended