Ora News - “Vjeshtë 2017”, sekuestrohen 16 makina luksoze, 2 të arrestuar në Fier

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka sekuestruar 16 makina luksoze, nga të cilat një e blinduar dhe ka arrestuar 2 persona gjatë një operacioni në Fier. Makinat dyshohen se mund të jenë të trafikuara.
Shtetasit Eldison H., 21 vjeç, banues në Fier dhe Idris S., 46 vjeç, banues në Lushnje, janë arrestuar në flagrancë për shkak të kundërshtimit të punojësve të policisë gjatë shoqërimit pë në Komisariat.
?Në kuadër të zbatimit të Planeve Operacionale ?Summer 2017 ? dhe ?Vjeshtë 2017? me qëllim bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara, nga Komisariati i Policisë Fier janë organizuar shërbimet të cilat kanë ngritur pika të shumta kontrolli duke bërë verifikime të makinave luksoze të cilat dyshohen se janë përfituar nga burime të paligjshme, ?-raporton policia.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, policia do të vijojë operacionin për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara si edhe goditjen e grupeve kriminale me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin e aseteve kriminale.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vjeshte-2017-sekuestrohen-16-makina-luksoze-2-te-arrestuar-ne-fier/

Recommended