Ora News - Fleckenstein: Shqiptarët meritojnë çeljen e negociatave në mes të 2018!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein përforcon dhe një herë mesazhin që dha në Shqipëri gjatë vizitës së tij të pak ditëve më parë: Nuk ka kushte shtesë!
?Ky ishte mesazhi që përcolla në Shqipëri si raporter i Parlamentit Europian? shkruan Fleckenstein në një postim në facebook ku pasqyron vizitën e tij në Shqipëri më 19 shtator 2017.
Ai shkruan se ky ishte mesazhi që ka përcjellë edhe gjatë diskutimeve me presidentin e Republikës, kryetarin e Parlamentit, krerët e grupeve parlamentare dhe ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të brendshëm si dhe me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë.
?Nëse vendi do të vazhdojë me reformat negociatat mund të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018. Shqiptarët shpresojnë dhe e meritojnë atë. Çelja e negociatave nis me një proces shumë-vjeçar të afrimit. Koha e negociatave varet nga implementimi i shumë reformave por njerëzit do të shikojnë: Ne në BE duam të bëjmë progres. Është një rrugë e vështirë, por BE do të ndihmojë!

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/celja-e-negociatave-fleckenstein-perserit-nuk-ka-kushte-shtese/

Recommended