Ora News - Drogë drejt Kosovës, arrestohet koka e trafikut dhe transportuesit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 25 kg e 230 gr marijuanë është sekuestruar nga policia gjatë një operacioni antidrogë në Lezhë. Në pranga ka rënë Ilir Markvukaj 41 vjeç, banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit të Kosovës.
Policia arrestoi gjithashtu 2 transportuesit e drogës, Besim Gashi 47 vjeç dhe Sami Vatija 41 vjeç, të dy banues në Kosovë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M 49 vjeç, banues në Lezhë , pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike.
Operacioni
Dy shtetasit kosovarë u arrestuan në në Kryqëzim të Rriles. Ata u ndaluan nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin Volkswagen kamionçinë, ku në brendësi të saj kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban, e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.
Sakaq gjatë kontrollit të ushtruar në servis janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr lëndë narkotike marijuanë.
Policia thotë se lidhur me të arrestuarin Ilir Markvukaj dhe D.M të shpallur në kërkim po vijon puna për verifikimin e pasurive, pasi i?u evidentuan dhe i?u sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj.
Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar prokurorisë për veprën penale ? Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ? parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Besim Gashi dhe Sami Vatija.
Veprat penale ? Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ? ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale? në ngarkim të shtetasve Ilir Markvukaj dhe D.M.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-sekuestrohen-25-kg-e-230-gr-marijuane-arrestohen-3-persona/

Recommended