Durrës, Report TV rikthehet në fshatin e tragjedisë

  • 6 years ago
DURRES - Kamera e Report Tv ka mbërritur sërish sot në fshatin e tragjedisë në Durrës, Romanat, aty ku një ditë më parë humbën jetën trenjakët e mitur.

Dhimbja ka pllakosur familjen Konçi të cilët sot do i japin lamtumirën e fundit të miturve.

Ndërkohë heshtja ka izoluar të gjithë fshatin të cilët gjithashtu po e përjetojnë me dhimbje këtë tragjedi.

Trenjakët e familjes Konçi humbën jetën tragjikisht mes flakëve brenda në banesë pasi ishin duke luajtur me një shkrepëse.

Ekspertiza përcaktoi se vdekja e të miturve ka ardhur për shkak të flakëve pasi trupat e tyre ishin dekompozuar.

Recommended