Ora News – Fier, kapen gati 1.2 ton drogë në velierën me flamur belg, dy në pranga

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi prej 1 191 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa e sekuestrua nga policia në plazhin e Semanit në Fier, e cila po transportohej nëpërmjet detit për t?u trafikuar në Itali.
Policia e Shtetit sqaron se lënda narkotike e kapur ishte hedhur në det të hapur, para se të bllokohej mjeti lundrues Velierë me emrin ?Nano Nini? me flamur belg me 2 persona në bord, një italian dhe një shqiptar.
Ata janë shtetasit Veli Ymeraj, 35 vjeç, banues në Fier dhe Ciovanni Palladino, 69 vjeç, banues në Itali, të cilët janë arrestuar nga policia.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 151 pako të mëdha.
Dy të arrestuarin ishin nisur për lundrim në det, kur u pikasën nga Roja Bregdetare.
Si u zbulua veliera
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet që anija ka pësuar defekt dhe nuk ka mundur të lëvizë.
Tentativa për ta vënë në lëvizje ka rënë në sy dhe është njoftuar policia, e cila është vënë në ndjekje.
Në përpjekje për të larguar drogën nga bordi i mjetit lundrues, ata e kanë hedhur lëndën narkotike në det të hapur në zonën midis plazhit të Semanit dhe të Darëzezës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohet-rreth-1-ton-droge/

Recommended