Ora News – 75-vjetori i Konferencës së Pezës, Meta: Të bashkohemi për të mirën e Shqipërisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 75-vjetorin e Konferencës së Pezës, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje për bashkim në të mirë të vendit dhe shqiptarëve. Në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar shprehu mirënjohje për të gjithë ata që pa dallime politike morën pjesë në këtë përvjetor.
Përkujtohet 75 vjetori i Konferencës së Pezës, e cila luajti një rol të rëndësishëm ndaj pushtuesve fashistë.
I pranishëm në këtë ceremoni, Presidenti i vendit Ilir Meta bëri apel për bashkim në të mirë të vendit, ndërsa tha se ky përvjetor koncidon me mbledhjen e shefave të shtabeve të të gjithë ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s.
Meta: Pezën jo vetëm ta kujtojmë dhe gjithashtu këtë Konferencë të lavdishme, por mesazhet e saj duhet gjithmonë t?ja përshtasim të tashmes dhe të ardhmes duke gjetur gjithmonë forca dhe vetëdije për t?u bashkuar dhe për të bashkëpunuar për të mirën e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, theksoi rolin e rëndësishëm të Konferencës së Pezës në të shkuarën por edhe mësimet që jep për të tashmen.
Mazniku: Është një mësim i madh për të gjithë shqiptarët që në momente kyçe, ku historia e thërret, shqiptarët kanë ditur të bëhen bashkë. Të mblidhen, të diskutojnë dhe të marrin vendimet e duhura për vendin dhe të ardhmen. Ky është sërish një mësim i madh për të gjithë ne sot, një moment kyç në hapat tona përpara integrimit europian.
Edhe këtë vit, në Pezë nuk munguan nostalgjikë të Partisë Komuniste të cilët me pankarta në duar risollën edhe njëherë në vëmendje figurën e Enver Hoxhës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/75-vjetori-i-konferences-se-pezes-meta-te-bashkohemi-per-te-miren-e-shqiperise/

Recommended