Kujtohet 76 vjetori i Konferencës së Pezës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e diele shënon 76 vjetorin e Konferencës së Pezës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e luftës antifashiste.



Takimi i zhvilluar për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë u përkujtua si çdo vit në fshatin Peze të Tiranës.



Zyrtarë të lartë politikanë, e veteran vendosën lule në shenjë nderimi në varrezat e dëshmorëve.



Ministri i Diasporës, Pandeli Majo, ka kujtuar rolin që Shqipëria e Mesme ka luajtur në historinë e vendit.



?Duke qene se jemi pasardhës te Skënderbeut, disa gjera duhet ti themi tamam. Une jam nga jugu, ime shoqe është nga veriu. Ne te jugut dhe te veriut ndonjëherë ulërasim sikur e kemi shkruajtur ne te gjithë historinë. Është ngritur nga Skënderbeu në Krujë flamuri dhe është ngritur dhe nga Qemali në Vlorë, të nderuar janë. Por ama në luftën e parë botërore u mblodh në Lushnjë kongresi, ishte ne Shqipërinë e mesme, në luftën e dyte botërore u mblodh ne Peze, ishte në Shqipërinë e mesme.  Prandaj ata që thonë jo veriu jo jugu ta dinë se edhe në Shqipërinë e mesme ka patur njerëz trima me kobure që i kanë dalë zot vatanit. Kjo është arsyeja pse mblidhemi sot këtu, për të kujtuar dhe për ti dhënë vendin që duhet asaj që është shkruajtur nga historia, dhe nga aktet që i bëjnë nder këtij vendi dhe këtij populli. Sepse në atë shtëpi të vogël atje, ku duket si çudi, Shqipëria vendosi të behët pjesë e një koalicioni të madh. Nuk kishte as anglez, as rus, as jugosllav, as amerikan, kishte vetëm shqiptarë që thanë do t?i dalim zot Shqipërisë.?



Nga ana tjetër kryetari I bashkisë së Tiranës, ka bërë thirrje për bashkim, në mënyrë që vendi ta ketë me të lehtë rrugën drejt BE.



?Vitin tjetër ne presim të fillojmë negociatat për anëtarësimin në BE, nëse shkojmë të përçarë dhe duke i ngulur thikën pas shpine njëri-tjetrit, do të thotë se 76 vite s?paskemi mësuar asgjë. Historia e Pezës thotë: Kur jemi bashkë bëjmë mrekulli, kur copëtohemi, kur pengojmë, kur përçajmë, humbasim. Teksa përgatitemi për sfida të mëdha, në Tiranë, në Pezë, në gjithë Shqipërinë, në lidhje me Bashkimin Europian dhe me sfida të tjera, lipset që t?i japim dorën edhe atyre që nuk mendojnë si ne.?



Në këtë përvjetor nuk munguan as nostalgjikët e diktatorit Hoxha dhe anëtarë te te ashtuquajturës Parti komuniste.



Aktivitetet me rastin e 76 vjetorit të konferencës së Pezës vijojnë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Recommended