Ora News - Bulqizë, fshati pa ujë braktiset nga banorët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Viçishti në Gjoricë të Bulqizës po braktisin banesat e tyre për shkak se fshati ka prej vitesh mungesë të ujit të pijshëm dhe për vaditje, ndërsa për infrastrukturë rrugore as që bëhet fjalë.
Kështu, rreth 70 për qind e fshatit tashmë është braktisur, pasi banorët jetojnë vetem me bujqësi dhe blegtori, për të cilat është i domosdoshëm uji.
Ata janë larguar për t?u vendosur në periferi të Tiranës dhe Durrësit, ndërsa ata që nuk mund te largoheshin prej fshatit jetojnë në kushte shumë të vështira, me mungesë uji, qendre shëndetësore e rrugësh.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bulqize-fshati-pa-uje-braktiset-nga-banoret/

Recommended