Bulqizë - Makina përfshihet nga flakët, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një makinë është djegur në Qafën e Buallit në Bulqizë dhe si pasojë një person ka mbetur i plagosur pasi ka marrë djegie të shumta.
I plagosuri është Shkëlqim Çela nga Kruja dhe është dërguar në spital. Sipas mjekëve personi i plagosur ka djegie në 70% te trupit.
Policia sqaron se: Rreth orës 21.00, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet ka marrë flakë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar një automjet tip ?Ford Foxus ?, me targa AA 779 AJ, ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht. Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit dyshohet shtetasi Sh.Ç, i cili si pasojë e flakëve të rëna ka marrë plagë të rënda, ku pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës është transportuar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/digjet-makina-ne-bulqize-plagoset-rende-nje-person/
Recommended