"Tonight Ilva Tare" - Christopher Hill në Ora News: Asnjë rol në arrestimin e Fatos Nanos

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ne 25 vjetorin e hapjes se ambasadës amerikane, rikthehet diplomati i parë i dërguar në Shqipëri në vitin 1991, Christopher Hill.
Gjatë vizitës së tij në RTV Ora News, Presidenti i televizionit, Ylli Ndroqi, e falenderoi diplomatin amerikan dhe shprehu vlerësimin e tij për miqësinë e ngushtë të dy vendeve në këto 25 vite.
Në studion e Tonight Ilva Tare, Chris Hill, foli për Shqipërinë e atyre viteve dhe ndryshimet e mëdha të ditëve të sotme. Gjithashtu ndau kujtimet e tij për per udhëheqësit Alia, Berisha dhe ju pergjigj pyetjes nësë ka pasur ndonjë rol Ambasada Amerikane në burgosjen e Fatos Nanos.
Hill: Jo jo, zero. Kurrë nuk mendoj se as Rajerson as nga ndonjë nga diplomatët tanë të jetë konsultuar për këtë. Kjo është një nga ato mitet shqiptare.
Christopher Hill u takua me liderët kryesorë në vend presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kreun e opozites Basha dhe ish presidentin.
Ambasadori Hill kërkoi nga klasa politike shqiptare më shumë dialog për hir të interesit kombetar
Hill: Ajo që dua të them është se çdo kush mund të ketë interesa në politikë. Ne kemi interesat politike si SHBA, çdo kush është i lirë t?i ketë ato, por ka momente të caktuara kur duhet të jeni shumë seriozë dhe shumë të qetë dhe të kuptoni se duhet të bëheni bashkë për të arritur atë që doni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/christopher-hill-ne-ora-news-asnje-rol-ne-arrestimin-e-fatos-nanos/