Ora News - Referendumi për mbetjet, Ristani: Çdo mundësi të zhvillohet brenda afateve ligjore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD përmes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Arben Ristani, hedh dritë mbi nismën e saj për një referendum mbi ligjin e mbetjeve, për të cilin thotë se duhet vetëm vullnet politik. Por afatet ligjore janë nën presion nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 9 marsi është afati i fundit kur referendumi mund të zhvillohet, pasi kodi zgjedhor ndalon çdo proçes 6 muaj para se të mbarojë mandati i Kuvendit. Zyrtari demokrat është skeptik nëse kërkesa e opozitës do të pranohet nga shumica. Por cilat janë rrugët që ndiqen për një referendum të përgjithshëm siç është ai i kërkuar për mbetjet?
Partia Demokratike është e vendosur të kundërshtojë dhe të përdorë çdo mjet për të anuluar ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Kodi zgjedhor përcakton se një referendum i përgjithshëm nuk mund të zhlvillohet gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, ku në rastin aktual i bie data 9 mars, por Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, në një intervistë për Ora News thotë se nëqoftëse ekziston vullneti i mirë politik, të gjitha afatet ligjore dhe kohore janë të arritshme për zhvillimin e referendumit.
Ristani: Është një procedurë që shumë shpejt do të kalojë në Parlament. Parlamenti duhet të vendosi që të pranojë referendumin dhe në një rast të tillë, afatet ligjore janë të gjitha të mundshme që brenda marsit të vitet që vjen referendumi të jetë i kryer. Por sigurisht që e gjitha do vullnetin e mirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/referendumi-per-mbetjet-ristani-cdo-mundesi-te-zhvillohet-brenda-afateve-ligjore/