Ora News – Konsensus për SPAK, PS-PD marrëveshje për strukturën antikorrupsion

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji për Strukturën e Posaçme Antikorruopsion, duket se do jetë ligji i vetëm i paketës emergjente për reformën në drejtësi që do të miratohet me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës.
Dakortësia është arritur me misionin amerikan OPDAT dhe kjo u la të kuptohet hapur edhe në Parlament nga nënkryetari i Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi, demokrati Oerd Bylykbashi, i cili tha se kryeministri duhet ti trembet këtij ligji që sipas tij ndërkombëtarët nuk lejuan ta bënte siç donte ai.
Bylykbashi: Nuk ka vetting që riciklon Edi Ramën por ka një mundësi, ka një incinerator për të që quhet ligji i SPAK-ut. Një përfaqësues i lartë ndërkombëtar thoshte para pak ditësh se Edi Rama është shumë i shqetësuar, se ligji i SPAK-ut nuk po shkonte në drejtimin që pretendonte ai.Që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të jetë ajo që ishte përpara.Ajo që unë e garantoj Edi Ramën është që ai duhet të shqetësohet shumë për këtë ligj që po ua them, po përfundon ashtu siç ai nuk e deshi. Shumë shpejt ligji i vettingut do të vijë këtu, i plotësuar ashtu siç nuk e deshi, sepse për fat OBDAT ja hoqi kthetrat nga ligji i vettingut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konsensus-per-spak-ps-pd-marreveshje-per-strukturen-antikorrupsion/

Recommended