Ora News - Vlorë, kapen 215 kg kanabis në një makinë BMW-X5

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Vlorës ka sekuestruar 2015 kilogram kanabis sativa në një mjet BMË-X5, ndërsa ka shpallur në kërkim autorin.
?Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në Vlorë automjeti tip ?BMW-X5? dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, menjëherë janë vënë në ndjekje të këtij automjeti. Drejtuesi i mjetit kur ka parë se po ndiqej nga policia ka rritur shpejtësinë dhe në një rrugë rurale pranë fshatit Sherisht ka braktisur automjetin së bashku me lëndën narkotike dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në brendësi të automjetit, janë gjetur 13 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban me peshë totale prej 215 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-kapen-215-kg-kanabis-ne-nje-makine-bmv-x5/